Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjuhë e butë ndaj Rusisë për luftën e saj në Ukrainë

Samiti i 20 ekonomive më të fuqishme të botës është mbyllur të dielën, një ditë pasi grupi shtoi Unionin Afrikan dhe arriti marrëveshje për disa çështje, por zbuti gjuhën ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. G-20-ta të shtunën mirëpriti Unionin Afrikan si anëtar më të ri.

Kjo është bërë si pjesë e planeve të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, për ta përfaqësuar edhe më shumë Jugun Global.

India arriti të bindte shtetet të nënshkruanin deklaratën përfundimtare ani pse kishte mosmarrëveshje mes disa shteteve të fuqishme, kryesisht për konfliktin evropian. Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka marrë kryesimin e presidencës në rotacion të G-20-tës në fund të takimit në New Delhi.

Ai shpreson se nikoqirllëku do ta ndihmojë Brazilin pas izolimit ndërkombëtar që përjetoi nën pushtetin e ish-presidentit Jair Bolsonaro. India gjithashtu prezantoi planin ambicion me SHBA-në dhe BE-në për ndërtimin e korridoreve hekurudhore dhe detare që lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën. Kjo do të bëhet në përpjekje të rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit politik.

Artikuj të ngjashëm