Një gjinekolog në Manhattan i cili u shpall fajtor për sulme seksuale ndaj pacientëve të tij gjatë ekzaminimeve, është dënuar me 20 vjet burgim.
Robert Hadden u dënua se abuzoi katër pacientë gjatë punës së tij në dy top spitale të New Yorkut.
Prokurorët e kanë përshkruar Haddenin si “grabitqar në xhaketë të bardhë”, duke thënë se ai i tërhoqi pacientët në dhomës e tij të ekzaminimit në mënyrë që t’i abuzonte, raportoi Guardian.
Sjellja e Haddenit u përshkrua në gjykatë si “e paprecedentë”, “tronditëse në ekstrem”, “e tmerrshme”.
Gjatë gjyqit, 11 nga viktimat e tij ofruan dëshmi rrëqethëse mbi abuzimin që përjetuan nga ai.
Gjykatësi theksoi se prokurorët federalë besojnë se Hadden abuzoi të paktën 245 gra gjatë kohës së tij si gjinekolog.
Edhe
Burgim i përjetshëm për ish-mjekun që abuzoi seksualisht pacientët
Raportimet e pacientëve për abuzim datojnë nga viti 2012, kur Hadden ndaloi së punuari si mjek. Ai dorëzoi licencën e tij pasi u dënua më 2016 për akuza në lidhje me sulme seksuale, në gjykatë shtetërore por nuk u dënua me burgim.
Viktimat e Haddenit më herët kishin paditur spitalet ku punonte ai. Spitalet ishin pajtuar të paguanin mbi 200 milionë dollarë 226 ish-pacienteve më 2021 dhe 2022.
-
Harvey Weinstein dënohet me 15 vjet burgim për sulm seksual
-
Reperi Mystikal dënohet me 20 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për përdhunimin e një gruaje
-
Makthi në kampin veror, dënohet 76-vjeçari britanik që drogoi e abuzoi seksualisht me fëmijët
-
Ish-kirurgu pedofil dënohet me 20 vjet burgim për përdhunimin e 299 fëmijëve në Francë