Qeveria e re gjermane ka njoftuar planet e saj për të dhuruar të paktën 75 milionë doza vaksinash për vendet e varfra vitin e ardhshëm.
Ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze tha për Redaktionsnetzwerk Deutschland se objektivi për të dhuruar 100 milionë dozave në vitin 2021 ishte arritur.
“Por ne nuk duhet të ndalemi me kaq. Vitin e ardhshëm, ne kemi planifikuar të dhurojmë të paktën 75 milionë doza të tjera”, shtoi ajo. “Ne do t’i menaxhojmë të dyja: Të sigurojmë vaksina për popullsinë tonë dhe për vendet më të varfra. Efektet e pandemisë në këto vende ishin vërtet brutale. Dhuna ndaj grave po shtohet, të drejtat e njeriut po shkelen gjithnjë edhe më shumë. Ajo që po shohim tani është dramatike”.
Megjithatë, Schulze i hodhi poshtë thirrjet për heqjen e patentave për prodhuesit e vaksinave.
“Procesi i prodhimit të vaksinave moderne është teknikisht po aq kërkues sa edhe kompleks sa që pezullimi nuk do të ndihmonte aspak”, tha ajo. “Ajo që nevojitet, është prodhimi mbarëbotëror i vaksinave kundër Covid-19 në bashkëpunim me prodhuesit”, tha Schulze duke shtuar se, Gjermania po ndihmonte me trajnimin e specialistëve në fabrikën e prodhimit të vaksinës BioNTech në Ruandë./Atsh
-
Gjermania kërkon trefishim të përdorimit të energjisë së ripërtërirë
-
Scholzi premton se do ta zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve në Gjermani
-
Gjermania drejt lehtësimit të procedurave për marrjen e nënshtetësisë
-
Gjermania ka mungesë të vaksinave anti-COVID
-
Gjermania planifikon ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për disa vende pune