Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, duke hapur një konferencë të sigurisë kibernetike në Gjermani, ka diskutuar për luftës virtuale të Rusisë kundër Ukrainës dhe për pasojat e sigurisë së internetit në mbarë Evropën.
Ajo ka thënë se agresioni i Rusisë së Vladimir Putinit ka sfiduar Evropën me një realitet të ri.
Baerbock ka theksuar gjithashtu se botës i duhet më shumë dialog dhe politika të mirëfillta të sigurisë për të mbrojtur hapësirën kibernetike për të siguruar shoqëri të lira dhe të sigurta.
Shefja e diplomacisë së ekonomisë më të madhe në Bashkimin Evropian ka spikatur se Gjermania po mbështet Ukrainën nëpërmjet fondeve dhe furnizimeve me pajisje që ua mundësojnë ukrainasve të kenë qasje në internet edhe në zona të luftës.
-
Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia
-
Baerbock: Rusia do të mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë në të ardhmen e afërt
-
Gjermania paralajmëron Rusinë për pasoja pas një sulmi të dyshuar kibernetik rus
-
Baerbock kërkon mbrojtjen e vlerave të përbashkëta globale
-
Ministrja e Jashtme gjermane sërish në Ukrainë