Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të mërkurën tha se rregullat e distancimit social për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të mbesin në fuqi deri së paku më 3 maj, por disa dyqane mund të rihapen javën e ardhshme.
Duke folur pas diskutimeve që pati me guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, Merkeli u tha gazetarëve se masat kanë pasur “sukses” në luftën kundër pandemisë, raporton Reuters.
Merkeli shtoi se qeveria u ka rekomanduar qytetarëve që të bartin maska mbrojtëse të fytyrës derisa dalin për të blerë apo kur udhëtojnë me transport publik dhe se shkollat në mbarë vendin do të lejohen të hapen gradualisht, duke filluar nga 4 maji, transmeton KOHA.