Qeveria federale gjermane do t’u propozojë 16 shteteve që kufizimet aktuale të distancës sociale për të frenuar koronavirusin e ri të mbeten në fuqi deri më 3 maj.
Sugjerimi për këto masa u bë gjatë një konferencë video midis zyrës së kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të shteteve.
Diskutimi zhvillohet ndërsa numri i infeksioneve të reja dhe vdekjeve ka rënë në Gjermani, e cila e ka përballuar pandeminë më mirë sesa Italia, Spanja apo Franca.
Merkel do të diskutojë nesër rekomandimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave me kabinetin e saj/DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania i vazhdon masat e distancimit social deri së paku më 4 maj
-
Merkeli synon t’i vërë nën kontroll shtetet gjermane, në luftë ndaj pandemisë
-
Merkel: Gjermania në valën e tretë të pandemisë
-
Gjermania pritet të zgjasë masat kufizuese deri më 14 mars
-
Merkeli paralajmëron vazhdim të masave anti-COVID deri në prill