Gjermania ka ftuar ambasadorin turk në Berlin në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës turke për ta dënuar me burgim të përjetshëm aktivistin turk dhe filantropin, Osman Kavala.
Qeveritë e shteteve perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar vendimin e Gjykatës turke, e cila e shpalli fajtor Kavalan për orkestrimin e grusht shtetit me protesta të mëdha në vitin 2013.
Gjykata e Stambollit gjithashtu dënoi deri në 18 vjet burgim shtatë persona të tjerë që kanë ndihmuar në grusht shtetin kundër Recepp Tayyip Erdoganit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Gjermani, Christofer Burger, ka thënë se ambasadori turk është ftuar për bisedime të premten. Ai ka thënë se vendimi është në kundërshtim me standardet e sundimit të ligjit dhe obligimeve ndërkombëtare të cilat i ka Turqia si anëtare e Këshillit të Evropës dhe shtet kandidat për BE.
Ministria e Jashtme gjermane ka konfirmuar se Qeveria u ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera që të veprojnë ngjashëm në formë proteste kundër vendimit të Gjykatës turke.
-
Turqia thërret në konsultime 10 ambasadorë perëndimorë rreth rastit Kavala
-
Takim i tensionuar mes Cavusoglut e Baerbockut
-
Erdogani urdhëron shpalljen non grata të 10 ambasadorëve të huaj
-
Gazetari i Deutsche Welles arrestohet në Turqi nën dyshimin për fyerjen e Erdoganit
-
Tjetër valë arrestimesh në Turqi, sërish goditet opozita