Gjermania ka filluar mbushjen e depos më të madhe të magazinimit të gazit Rehden, raportoi të enjten Reuters.
Gazi rus është jetik për Evropën dhe Gjermaninë në veçanti, por furnizimet me gaz janë vënë në dyshim pas sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Gazpromi muajin e kaluar hoqi dorë nga biznesi i tij Gazprom Germania, pasi marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan.
"Nga sot, vëllime të vogla po injektohen”, ka thënë Egbert Laege, zyrtar në rregullatorin gjerman të energjisë, i angazhuar për të menaxhuar përkohësisht kompaninë. "Jemi duke punuar me intensitet për të siguruar që së shpejti shumë më shumë gaz mund të rrjedhë në objektin e magazinimit”, ka shtuar ai.
Rehdeni mund të mbajë rreth katër miliardë metra kub gaz, por pati sasi të vogla dimrin e kaluar. Laege tha se është e qartë se duhet të mbushet për dimrin e ardhshëm.
-
Habeck: Objektet e magazinimit të gazit në Gjermani po mbushen më shpejt se sa ishte planifikuar
-
Rusia rifillon furnizimin me gaz në Evropë
-
Gjermania me masa për reduktimin e përdorimit të gazit rus
-
Kriza e gazit në Evropë pritet të thellohet pasi të mbarojë dimri
-
Gjermania shtetëzon gjigantin e gazit “Uniper” për ta tejkaluar krizën me furnizim