“Kabineti federal ra dakord sot për pikat kyçe për shpërndarjen e kontrolluar të kanabisit te të rriturit për përdorim rekreativ”, ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach, në një konferencë shtypi të mërkurën, shkruan TheLocal.
Sipas planit, kanabisi dhe përbërësi aktiv tetrahidrokanabinol (THC) nuk do të klasifikohen më ligjërisht si lëndë narkotike.
Furnizimi dhe përdorimi i drogës do të “lejohet në një kuadër të licencuar dhe të kontrolluar nga shteti”, shtoi Lauterbach.
Sipas propozimeve, personat mbi 18 vjeç do të lejohen të mbajnë midis "20 dhe 30 gram" kanabis të tharë, i cili do të shitej në dyqane dhe farmaci të autorizuara.
Gjermania do të lejonte prodhimin vendas të kanabisit nga bizneset e licencuara, si dhe do t'u jepte të rriturve mundësinë të mbajnë deri në tre bimë për furnizimin e tyre.
Edhe
Gjermania legalizon kanabisin
Reklamat për kanabisin do të ndalohen sipas propozimeve, ndërsa paketimi për produktet e kanabisit duhet të jetë "neutral".
Produktet e kanabisit që i shiten personave mbi 21 vjeç do të kenë më shumë përbërës të fortë se atyre nën 21 vjeç.
Koalicioni i Social Demokratëve (SPD), Të Gjelbrit dhe FDP-ja kanë thënë se dëshirojnë të krijojnë një alternativë më të sigurt ndaj kanabisit të shitur në tregun e zi dhe të parandalojnë shpërlarjen e parave në krimin e organizuar.
“Tendenca është në drejtimin e gabuar dhe kemi gjithashtu një treg të zi në lulëzim, i cili natyrisht vjen me kriminalitet”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Lauterbach nuk dha një afat kohor të detajuar që projekt-propozimet të kthehen në ligj, por vlerësoi se legalizimi mund të vijë deri në vitin 2024.
Ligji më pas do të rishikohet pas katër vjetëve për të parë ndikimin e tij.
Edhe
Gjermania gati ta legalizojë kanabisin për përdorim personal
Vitin e kaluar, Malta u bë vendi i parë në Evropë që legalizoi zyrtarisht kanabisin dhe kultivimin e tij për përdorim personal – megjithëse vendet e tjera e tolerojnë atë në shkallë të ndryshme.
Fqinji i Gjermanisë, Luksemburgu po kërkon gjithashtu të legalizojë drogën. Kanabisi mjekësor ka qenë i ligjshëm që nga viti 2017 në Gjermani, por me rregulla të rrepta.