Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin Hajdelberg të Gjermanisë, pasi një person vërshoi me makinën e tij në një zonë këmbësorësh.
Agresori, që mendohet se ishte i armatosur me thikë, është qëlluar nga policia pas një rezistence të shkurtër dhe pas largimit nga vendi i ngjarjes në këmbë, transmeton tch.
Motivet e veprimit të tij janë ende të paqarta, por terrorizmi nuk shihet si pistë e mundshme dhe mendohet që ai të ketë vepruar i vetëm.
Në dhjetor të vitit të kaluar, një person hyri me një kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin, duke vrarë 12 persona dhe plagosur më shumë se 50 të tjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur nga një sulm me armë zjarri brenda një kompanie në Gjermani
-
Arrin në gjashtë numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
-
Policia gjermane po kryen hetim ndaj sigurisë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg
-
Rritet në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në Gjermani, qindra të lënduar
-
Dy të vdekur, njëri fëmijë – Gjermania në zi pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve