Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në qytetin gjerman të Magdeburgut ka shkuar në pesë, raportoi AP.
Guvernatori Reiner Haseloff ka thënë se më shumë se 200 persona janë lënduar, shumë prej të cilëve rëndë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shkuar në vendngjarje. Nga atje ai ka thënë se është tronditur nga shkalla e sulmit.
“Gati 40 persona janë aq rëndë të lënduar, sa që jemi shumë të shqetësuar për ta”, u ka thënë ai gazetarëve.
Një burrë nga Arabia Saudite i cili prej vitesh jetonte në Gjermani ka vozitur automjetin drejt tregut të premten mbrëma. Ai është arrestuar nga Policia.
Dy të vdekur, njëri fëmijë – Gjermania në zi pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve
Policia gjermane në Magdeburg ka bërë thirrje për njerëzit që të japin çfarëdo informacioni rreth sulmit...-
Liderët politikë të Kosovës solidarizohen me Gjermaninë
-
Arrin në gjashtë numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
-
Policia gjermane po kryen hetim ndaj sigurisë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg
-
Dy të vdekur, njëri fëmijë – Gjermania në zi pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve
-
Mbyllet qendra e Magdeburgut, disa të vdekur