Ministri Federal i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, planifikohej të rrëmbehej nga grupi ekstremist “Patriotët e Bashkuar”. Por ndërhyrja e autoriteteve gjermane parandaloi një incident të tillë, shkruan Bild të enjten.
“Patriotët e Bashkuar” planifikonin operacionin “Klabautermann”. Ata tashmë kishin mbledhur 12 mijë euro për ta realizuar sulmin. Kishin blerë dhjetë automatikë kallashnikov, pistoleta dhe mina në mënyrë të paligjshme.
Por autoritetet gjermane reaguan të parët. Ata i shiten grupit armë të falsifikuara dhe më pas hetuesit i kapën në flagrancë.
Sipas Bild, ata po planifikonin rrëmbimin e ministrit të Shëndetësisë, të nxitur nga masat anti-COVID. Por në vend të rrëmbimit, katër prej tyre u arrestuan. Gjithsej 12 persona në disa shtete gjermane janë duke u hetuar.
Gjatë hetimeve kundër anëtarëve të grupit, 20 prona në rajone të ndryshme të Gjermanisë u kontrolluan të mërkurën. Rreth 270 oficerë, përfshirë njësitë speciale, ishin pjesë e aksionit. U sekuestruan armë, municion, para të gatshme, shufra ari dhe monedha argjendi.
Radikalët thuhet gjithashtu se kanë planifikuar sulme me bomba dhe akte të tjera dhune në Gjermani. Përfshirë shkatërrimin e linjave dhe nënstacioneve të energjisë elektrike.
Edhe
Dënohen 5 personat që komplotuan rrëzimin e qeverisë gjermane dhe kidnapimin e një ministri
“Qëllimi ishte të sillte ndërprerje më të gjatë të energjisë elektrike në mbarë vendin. Sipas të akuzuarve, kjo do të shkaktonte kushte të ngjashme me luftën civile dhe përfundimisht të përmbysë sistemin demokratik në Gjermani”, thuhet në një deklaratë nga zyra e prokurorit publik.
Hetimet kundër grupit kanë vazhduar që nga tetori i vitit të kaluar.