Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka konfirmuar se i ka identifikuar edhe dy femra të tjera në mesin e grupit të pjesëtareve të dyshuara të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), që janë zënë në Irak.
Kjo ministri tha se femrat ishin identifikuar pasi zyrtarët nga Ambasada e Gjermanisë në Bagdad e kishin vizituar qytetin verior, Mosul, ku femrat e dyshuara po mbahen të paraburgosura, bën të ditur REL.
Forcat e sigurisë së Irakut kanë thënë se i kanë arrestuar 20 luftëtare të jashtme, pasi e kanë çliruar Mosulin nga okupimi i militantëve të Shtetit Islamik, këtë muaj.
Tashmë në këtë grup janë identifikuar katër gjermane.
Zyrtarët gjermanë tashmë kanë konfirmuar se një 16 vjeçare, e identifikuar si Linda W., dhe një tjetër femër, ishin në mesin e luftëtareve të dyshuara, që ishin zënë nga forcat e Irakut.
Edhe
Gjermania dëshiron të tërheqë fëmijët e IS-it
Prokurorët gjermanë thanë dje se ata po e intervistojnë vajzën Linda W., e dyshuar se ishte anëtare e organizatës së jashtme terroriste.
Meqë ishte larguar nga shtëpia, pak kohë pasi ishte konvertuar në fenë myslimane, para një viti, Linda W. ka shprehur keqardhje për vendimin e saj dhe tash vetëm dëshiron “të kthehet në shtëpi te familja” e saj, kanë raportuar mediat gjermane.
-
Tre të arrestuar në Gjermani, po përgatisnin sulm ekstremist
-
Qëndroi në gatishmëri për dy vjet për kryerje të sulmeve terroriste - arrestohet irakiani në Gjermani
-
Gjermania arreston irakianin që dyshohet se kreu krime lufte me ISIS-in
-
Arrestohen 9 persona në Gjermani e Holandë, dyshohen se planifikuan sulme terroriste