Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermanët ankohen se çmimi i donerit është rritur shumë

Qeveria gjermane është detyruar të përgjigjet pas ankesave të shumta në rrjetet sociale se çmimi i donerit ka pësuar rritje të papërballueshme për qytetarët, shkruan BILD.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Qeveria e udhëhequr nga Olaf Scholz e ka drejtuar gishtin kah faktorët e jashtëm.

“Shpenzimet më të larta të energjisë dhe ushqimit, si dhe rregullimi i inflacionit në paga dhe furnizime janë shkaku i rritjes së çmimit të donerit”, shkroi qeveria gjermane në Instagram.

Kjo, sipas Qeverisë gjermane, ishte rezultat i “luftës së agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës rreth një vit më parë”.

“Qeveria federale po ndihmon sipërmarrësit e vegjël me ulje të çmimit të energjisë. A do të bëhet doneri më i lirë si rezultat i kësaj? Kjo nuk mund të thuhet ende me siguri”, sipas Qeverisë.

Një përdorues iu ankua direkt kancelarit Scholz.

Edhe Gjermania dhe Turqia ngrehin “shpatat” për donerin Botë Gjermania dhe Turqia ngrehin “shpatat” për donerin

“Ju lutemi, z.Scholz, ulni çmimin e donerit. Unë paguaj 9 euro për një doner – dhe nuk është as organik”, shkroi një përdorues.

“Si student është pothuajse e pamundur të hash një doner çdo ditë. Prandaj kërkoj nga ju që të prezantoni ulje të çmimit të donerit”, shkruan një përdorues tjetër.

“Doner kebab”, një nga ushqimet e shpejta më të njohura në Gjermani, deri në vitin 2022 kushtonte rreth 3.50 euro.