Pronari i një restoranti në qytetin gjerman Ratinger bëri një lëvizje të pazakontë dhe përveç rritjes së çmimeve të ushqimit dhe pijeve, vendosi që klientët të paguajnë edhe hyrjen, shkruan WDR.
Kështu, nëse hyni në këtë ambient për t'u ulur në një tavolinë, klientët në restorant duhet të paguajnë tre euro.
Pronari Horst Ingendorn shpjegoi për WDR se ishte i detyruar ta bënte këtë lëvizje nga rritja e pakontrollueshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.
"Unë do të preferoja të shmangia kalimin e kostove në rritje te klientët e mi. Megjithatë, duke qenë se çmimet e blerjes janë rritur kaq shumë, nuk kam zgjidhje tjetër. Mishi është rritur me 30 në 50 për qind, perimet me 30 për qind. Yndyra është rritur me më shumë se 100 për qind dhe kostot e energjisë me 2000 për qind”, ka thënë ai.
Ai i informoi klientët për rregullin e ri në faqen e restorantit dhe vendosi shenja nëpër tavolina.
"Çmimet po rriten dita-ditës. Në një moment vendosa të frenoj dhe vendosa të bëj diçka. Në vend që të rrisja çmimet në menu dhe të tarifoja ujin dhe gjërat që nuk janë të nevojshme, u përpoqa të shtoja tre euro", shtoi ai.
-
Inflacioni ulet, por ngrihen çmimet në Gjermani
-
Gjermanët ankohen se çmimi i donerit është rritur shumë
-
Turqve u bie kokës çmimi i lartë i energjisë elektrike
-
S'ndalet rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për kosto të papërballueshme
-
Rritja e çmimit të rrymës ua rrezikon funksionimin dhe tregun kompanive prodhuese e shërbyese