Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjeorgjianët me marsh përkrahin anëtarësimin në BE

Qindra gjeorgjianë kanë marshuar në kryeqytetin Tbilisi në përkrahje të kandidaturës së shtetit të tyre për Bashkimin Evropianë. Me flamujt evropianë dhe me thirrje pro-Evropës, gjeorgjianët kanë marshuar nga Sheshi i Parë i Republikës deri te Sheshi i Evropës, në të cilin është shpalosur një flamur gjigand i BE-së.

Organizatorët kanë thënë se secili yll në flamur është qëndisur në rajone të ndryshme të Gjeorgjisë, për të simbolizuar unitetin e popullit gjeorgjian në aspiratat evropiane. Më 15 dhjetor, BE-ja pritet të njoftojë vendimin që Gjeorgjia të ketë statusin e vendit kandidat, arritje e madhe e ish-shtetit sovjetik për anëtarësim në BE.

Gjeorgjia në muajin nëntor mori lajmin nga BE-ja se ajo do të merrte statusin sapo të adresonte disa çështje si lufta kundër korrupsionit dhe mangësitë zgjedhore.

Marshi ishte thirrur nga presidenti dhe u organizua nga grupet e shoqërisë civile.