Gjeneralmajori ukrainas, Mykola Zhirnov, deklaroi se është e pamundur të shkatërrohen tërësisht raketat ruse, por që sipas tij, shkatërrimi do të ndodhë deri në 70 për qind.
Ai deklaroi se operacionet e mbrojtjes ajrore janë në fushëveprim dhe sipas tij, sistemet sovjetike “nuk kanë efikasitetin e njëjtë me ato të NATO-s”, raportoi BBC-ja.
“Analiza e sulmeve ajrore dhe raketore tregon se nga 50 deri në 70 për qind ta raketave të armikut, rrëzohen nga mjetet e mbrojtjes ajrore. Si nga aviacioni ashtu edhe nga njësitë e raketave kundërajrore”, deklaroi Zhirnov.
Ukraina u ka bërë në vazhdimësi thirrje shteteve anëtare të NATO-s që ta furnizojnë me raketa dhe sisteme raketore.
Sistemi amerikan HIMARS, është ndër armët që Ukraina po e përdor me shumë efikasitet ndaj trupave ruse. Ky sistem është vlerësuar i suksesshëm ndaj caqeve ruse.
-
Raketat amerikane HIMARS shkatërruan 50 depo municionesh të Rusisë
-
Gjenerali Milley: Asnjë HIMARS amerikan nuk është shkatërruar nga Rusia
-
Ukraina ka dëmtuar 10% të flotës së bombarduesve të Rusisë, vlerëson Gjermania
-
Zelensky: Prioriteti i Ukrainës është mbrojtja ajrore
-
Ushtria ukrainase rrëzon 70 nga mbi 150 dronë të lëshuar gjatë natës nga Rusia