Të paktën gjashtë persona janë vrarë pas një sulmi me dron të forcave ruse në qytetin Kharkiv të Ukrainës, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Kryebashkiaku Ihor Terekhov ka thënë se dronët Shahed të prodhuar në Iran, kanë goditur një sërë ndërtesash, përfshirë një bllok me apartamente, të shtunën, raporton BBC.
Sulmet në Kharkiv, qytetin më të afërt ukrainas me kufirin rus, janë intensifikuar në javët e fundit.
Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se qyteti mund të jetë cak i një ofensive të re të Rusisë.
“Ky sulm ndaj banorëve të Kharkivit edhe njëherë e dëshmon se Rusia është shtet terrorist”, ka shkruar Terekhov në Telegram.
Ai ka bërë të ditur se të paktën dhjetë persona janë lënduar si pasojë e sulmit.
-
Rusia godet Ukrainën me dronë dhe raketa, vret të paktën shtatë persona në Kharkiv
-
Të paktën 3 të vrarë e dhjetëra të lënduar nga sulmet ruse në Kharkiv të Ukrainës
-
Rusia me sulme masive në Kharkiv
-
Të paktën gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kharkiv
-
Të paktën 7 të plagosur si pasojë e sulmit rus në Kharkiv