Gjashtë persona, përfshirë edhe një të armatosur, kanë vdekur nga të shtënat në Plymouth të Mbretërisë së Bashkuar.
Policia ka thënë se tre femra, dy meshkuj dhe i dyshuari kishin vdekur në zonën Keyham të qytetit të enjten në mbrëmje. Policia beson se i dyshuari më pas ka qëlluar veten për vdekje.
Të gjithë mendohet se kanë vdekur nga plagët e armës, ndërsa të shtënat nuk kanë lidhje me terrorizmin, kanë konfirmuar zyrtarët, shkruan The Guardian.
Një zyrtar tha se një nga të vrarët ishte një fëmijë nën 10 vjeç dhe se më shumë njerëz po trajtoheshin në spital.
Deputeti i Plymouth Sutton & Devonport, Luke Pollard, tha se incidenti ishte "tmerrësisht i papërshkrueshëm" dhe se ai ishte "plotësisht shkatërrues" kur mësoi se një nga të vrarët ishte një fëmijë.
Policia ka shtuar se nuk po kërkon askënd tjetër të dyshuar lidhur me incidentin.