Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë të vdekur e 813 raste me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar gjashtë të vdekur nga COVID-19 dhe 813 raste të tjera pozitive.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 234.277, ndërsa ai i viktimave në 8.042.

Vendi po ashtu ka regjistruar 998 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 215.852 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.665.043 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 5.165 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 10.383.

Artikuj të ngjashëm