Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në afërsi të malit Everest në Nepal.
Në mesin e të vdekurve janë pesë turistë meksikanë dhe një pilot nepalez.
Viktimat ishin në bordin e helikopterit që të martën u rrëzua në zonën Lamajura.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit lëshoi një deklaratë, ku njoftoi se në mesin e turistëve meksikanë ishin dy burra dhe tri gra.
Mjekët pritet të kryejnë autopsinë e trupave, përpara se kufomat t'u dorëzohen të afërmve.
Edhe
Shtatë alpinistë vdesin pasi goditen nga orteku në Nepal
Helikopteri, të martën në mëngjes po kthehej në Katmandu, pasi kishte dërguar turistët në një udhëtim në majën më të lartë të botës.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin.