Gjiganti rus i gazit “Gazprom” ka njoftuar se do të përdorë gazjellësin “Nord Stream 2” për nevojat e brendshme të Rusisë, raporton BBC.
Në një postim në Telegram, gjiganti rus ka thënë se për shkak të faktit se gazjellësi aktualisht nuk është duke u përdorur, do ta përdorë atë për t’i furnizuar rajonet veri-perëndimore të Rusisë.
Nord Stream 2 është një gazjellës 1200 kilometra i gjatë nën Detin Baltik, që është ndërtuar për të dërguar gazin rus nga St. Petersburgu për në Lubmin të Gjermanisë.
Në shkurt, Gjermania ka pezulluar procesin e licencimit të gazjellësit, duke ndaluar projektin deri në një njoftim të mëtutjeshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia do ta mbajë të mbyllur tubacionin kryesor të gazit për në BE
-
Rusia pezullon gazsjellësin Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar
-
Rusia mbyll tubacionin kryesor të gazit për në Evropë
-
Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Evropë përmes Nord Stream 1
-
Gazprom: Furnizimi i BE-së me gaz do të shkurtohet edhe më tej nga e mërkura