Persona të armatosur në motoçikletë kanë shkrepur armë të kalibrit të vogël në drejtim të makinës së një gazetari në kryeqytetin Kabul, duke e lënduar lehtë. Ali Reza Sharifi, gazetar i një mediumi të Republikës Islamike të Iranit, ka mbijetuar sulmin e së premtes mbrëma.
Zëdhënësi i talebanëve ka thënë se Qeveria e militantëve islamikë është duke hetuar rastin. Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Sulmi ka ndodhur vetëm disa ditë pasi një grup i monitorimit të gazetarëve ka raportuar për më shumë se 30 raste të dhunës dhe kërcënimeve kundër gazetarëve afganë gjatë dy muajve të fundit.
Prej tyre, 90 për qind raportohet se janë kryer nga talebanët. Sharifi ka thënë se ishte rrugës për shtëpi në momentin kur burrat në motoçikletë qëlluan në drejtim të tij.
-
Të paktën 14 të vrarë nga një sulm i armatosur në Afganistan
-
Të paktën gjashtë të vrarë nga shpërthimi i një minibusi në Kabul
-
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul
-
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit
-
Shpërthim në një xhami në Kabul, raportohet për shumë viktima