Botë

Gaza po përjeton “nivele alarmante” të urisë, thotë OKB-ja

Në veri të Gazës 97% e shtëpive kanë ushqim të pamjaftueshëm dhe afër 83% në jug po “bëjnë strategji ekstreme të konsumit” për të mbijetuar pasi lufta Hamas-Izrael ka shkaktuar “humbje, shkatërrim dhe mjerim të paimagjinueshëm” atje, ka thënë Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.

“Secili në Gaza është i uritur”, ka thënë shefja e Programit, Cindy McCain. Ajo ka përsëritur thirrjen për pauzë humanitare nga lufta.

Në një raport që ka publikuar Programi i Ushqimit të OKB-së thuhet se 9 nga 10 njerëz në veri të Gazës po kalojnë një ditë e një natë të plotë pa ngrënë vazhdimisht. CNN-i ka raportuar për banorë që po vdesin urie.

ka thënë se ka mundur të kryejë vlerësim të shpejtë të sigurisë ushqimore gjatë armëpushimit që përfundoi më 1 dhjetor. Pas kësaj periudhe, situata është përkeqësuar më tej.