Autoritetet e SHBA-së hodhën gaz lotsjellës në Meksikë gjatë orëve të para të vitit të ri për të larguar rreth 150 emigrantë që u përpoqën të shkelin gardhin kufitar në Tijuanë.
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, thanë në një deklaratë të martën më vonë, se gazi ishte përdorur për të shënjestruar hedhësit e gurëve, por jo emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin, njofton AP.
“Asnjë zyrtar i sigurisë nuk ka dëshmuar se ndonjë emigrant, duke përfshirë fëmijët, kanë përjetuar efektet e agjentëve kimikë, të cilët kishin në shënjestër hedhësit e gurëve që ishin më larg”, thuhet në deklaratë, shkruan REL.
Megjithatë, një fotograf i agjencisë Associated Press, pa të paktën tre gazlotsjellës të hedhur në anën meksikane të kufirit, pranë plazhit të Tijuana, që prekën emigrantët, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, si dhe gazetarët. AP shkruan se gurët u hodhën vetëm pasi agjentët e SHBA-së qëlluan me gaz lotsjellës.
Agjencia tha se 25 emigrantë u arrestuan ndërsa të tjerët u zvarritën në Meksikë përmes një vrime nën gardh.
-
Kaos në kufirin SHBA-Meksikë, përdoret gaz lotsjellës ndaj imigrantëve
-
Mbi 40 meksikanë të ndaluar dhe katër të deportuar nga bastisjet në Los Angeles
-
Frikë dhe mbikëqyrje në kufirin SHBA - Meksikë
-
Gjashtë emigrantë të vdekur në Meksikë pasi ushtria gjuajti në drejtim të tyre
-
Refugjatët në Meksikë në protesta të dhunshme