Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po e shkëput Turqinë prej Evropës. Ai po e drejton atë kah lindja, thotë gazetari e politologu Dardan Gashi.
Gashi në Rubikon të KTV-së thotë se një shtet nuk mund të vazhdojë të qeveriset me metodat e Erdoganit dhe të vazhdojë të mbetet brenda Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE gazetari Birol Urcan thotë se në politikën e Erdoganit nuk ka ndonjë strategji.
Urcan theksoi se kjo çka po sheh është veçse improvizim.
“Kjo gjendje tregon njëfarë dobësie momentale në politikën e jashtme”, ka thënë ai.
E deklaratën e Gashit se Erdogan po e drejton Turqinë kah Lindja nuk e mbështet. Ai madje thotë se kjo është vetëm retorike parazgjedhore.
“Turqia kah Linda s’ka çka lyp hiç. Turqia nuk është duke u shkëput nga perëndimi, është më shumë retorikë e zgjedhjeve”, ka thënë Urcan.