Liderët e vendeve më të zhvilluara ekonomikisht do të kenë mundësinë që këtë vit ta “shijojnë” samitin e G7 në bregdetin anglez.
Carbis Bay i njohur i njohur për plazhin me rërë dhe ujërat e pastra do të jetë vendi bregdetar ku do të zhvillohen diskutimet më të rëndësishme si ndryshimet klimatike dhe rikuperimi nga pasojat e pandemisë me koronavirus, shkruan BBC.
Kryeministri anglez Boris Johnson tha se “ky është një vend perfekt për një samit kaq të rëndësishëm”.
Samiti i sivjetmë i G7 do të zhvillohet nga 11 deri më 13 qershor me pjesëmarrjen e shteteve më të forta që e përbëjnë atë si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Kanadaja, Italia dhe Japonia.
Ndërkaq liderë nga Australia, India, Koreja Jugore dhe Bashkimi Evropian do ta ndjekin po ashtu ngjarjen si mysafirë.
-
G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID
-
G20-a në shtytjen e fundit për të arritur marrëveshjen për klimën
-
Mblidhen liderët e G20-s, ndryshimet klimatike e COVID-19 do të jenë top agjenda
-
Përfundon samiti i G7-ës, Biden: Jashtëzakonisht produktiv
-
Liderët e G7-s arrijnë marrëveshje për t’i dhuruar 1 miliard vaksina