Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

G20-a në shtytjen e fundit për të arritur marrëveshjen për klimën

Udhëheqësit e ekonomive më të pasura të botës do të kalojnë të dielën duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje kuptimplote për parandalimin e ndryshimeve klimatike.

G20-a shpreson të bëjë përparim përpara samitit COP26 në Glasgow, i cili fillon të dielën.

Megjithatë, ata ende nuk kanë shpallur ndonjë angazhim të ri për të reduktuar emetimet e karbonit në vitet e ardhshme.

Grupi G20, i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian, përbën 80% të emetimeve në botë.

Dita e parë e samitit, që po mbahet në Romë të Italisë, u fokusua tek COVID-19 dhe ekonomia, me arritjen e një marrëveshjeje për një normë tatimore globale e cila do të shohë që fitimet e bizneseve të mëdha të tatohen të paktën 15%.

Kjo vjen pas shqetësimit se kompanitë shumëkombëshe po ridrejtojnë fitimet e tyre përmes juridiksioneve të taksave të ulëta.

Edhe G20-a arrin kompromis për çështjen e klimës Botë G20-a arrin kompromis për çështjen e klimës

E diela i është kushtuar diskutimeve mbi klimën, me princin Charles të Britanisë që do t'i drejtohet grupit. Ai pritet të nxisë liderët që të ndërmarrin veprime urgjente për hir të brezave të ardhshëm.

Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje për mënyrën më të mirë për të ulur emetimet e karbonit - dhe për të ndaluar ndryshimin e klimës që përkeqësohet - po rezulton më e vështirë seç pritej.