Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, ka ironizuar me vizitën në kryeqytetin e Ukrainës, të tre liderëve më të lartë evropianë.
Të enjten në Kiev, qëndruan kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Italisë, Mario Draghi.
Ish-presidenti e ish-kryeministri rus, Medvedev, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kievin kanë qejf ta vizitojnë adhuruesit e bretkosave, sallamit e shpagetave, duke iu referuar këtyre ushqimeve që janë të njohura në Gjermani, Francë e Itali.
“Adhuruesit evropianë të bretkosave, sallamit dhe shpagetave kanë qejf ta vizitojnë Kievin. Me veprim zero. Anëtarësimi i premtuar në BE dhe obusi i vjetër për Ukrainën, u hodhën në horilka (pije alkoolike ukrainase) dhe u kthyen në shtëpi me tren, si 100 vjet më parë. Gjithçka është mirë. Megjithatë, kjo nuk do ta sjellë Ukrainën më afër paqes. Ora po troket”, ka shkruar Medvedev në Tëitter të enjten.
Scholz, Macron e Draghi janë takuar gjatë qëndrimit të tyre në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilin e kanë siguruar për mbështetje të vazhdueshme.
European fans of frogs, liverwurst and spaghetti love visiting Kiev. With zero use. Promised EU membership and old howitzers to Ukraine, lushed up on gorilka and went home by train, like 100 years ago. All is well. Yet, it won’t bring Ukraine closer to peace. The clock’s ticking
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) June 16, 2022