Kancelari gjerman Olaf Scholz po planifikon një vizitë në Kiev së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi, raportoi të shtunën gazeta gjermane Bild am Sonntag.
Sipas gazetës, liderët duan të takojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy përpara Samitit të G7-s.
"Unë nuk do të bashkohem me një grup njerëzish që hyjnë dhe dalin për një fotografi të shpejtë. Në vend të kësaj, kur e bëj, është gjithmonë për një gjë shumë specifike”, kishte thënë Scholz për një vizitë të mundshme në Ukrainë.
Artikuj të ngjashëm
-
Scholz, Macron e Draghi nisen për Kiev
-
Scholzi viziton Kievin, njofton ndihmën e re prej 650 milionë eurosh
-
Scholzi, Macroni e Tusku pritet të takohen në Berlin për të diskutuar për Ukrainën
-
Scholzi niset për SHBA, bën thirrje të vazhdojë ndihma për Ukrainën
-
Scholz: Vizita në Kiev tregon përkushtim ndaj Ukrainës