Me zgjedhjen e kryetarit të ri, Kuba hynë në një epokë të re, pasi Raul Castro do t’ia dorëzojë detyrën trashëgimtarit të vet, si shef i parë të shtetit pas gjashtë dekadash që nuk do të jetë nga familje tij, transmeton Koha.net.
Të gjitha parashenjat thonë se trashëgimtar i tij do të jetë nënkryetari i parë i tashëm i Kubës Miguel Diaz-Canel (57), njeriu i dytë i regjimit gjatë pesë vjetëve të fundit, përcjell al jazeera.
Diaz-Canel nuk ka pedigre revolucionare ndërsa gjatë mandatit të vet duhet të dëshmojë aftësinë për ta vënë në lëvizje ekonominë e stagnuar të Kubës.
“Shoku Diaz-Canel nuk është ia ardhur, as ndonjë paplanifikuar”, kishte thënë Raul Castro për të kur në vitin 2013 e emëroi nënkryetar të Kubës.
Zgjedhja e tij kryetar është ndryshimi i parë i brezit të pushtetit që nga revolucioni.
Fjala është për njerëzit që do të marrin vendin nga duart e ish – guerilëve të udhëhequr nga vëllezërit Castro, Fidel e Raul, të cilët kishin rrëzuar diktatorin Fulgencia Batista në vitin 1959.
-
Fundi i një epoke në Kubë, tërhiqet Raul Castro
-
Kuba emëron kryeministër të ri pas më shumë se 40 vjetësh
-
SHBA-ja akuzon për vrasje ish-presidentin e Kubës
-
Presidenti i Kubës: Të gatshëm të luftojmë nëse është e nevojshme
-
Presidenti i Kubës i përgjigjet Trumpit lidhur me deklaratën e tij për marrjen e ishullit