Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fshati turistik i spiunëve

“Arousi i Detit të Kuq, një cep i mrekullueshëm i botës”, thuhet në broshurën plot shkëlqim që e paraqet vendin si një “qendër shkretinore e zhytjes dhe rekreacionit në Sudan”, shkruan Koha Ditore.

Ilustruar me fotografitë e plazheve mahnitëse të rrahura nga dielli e të çifteve të buzëqeshura që kënaqen në ujërat e kristaltë, broshura e reklamon “detin më të bukur dhe më të kthjellët në botë”. E kur terri të bjerë, “peizazhi mahnitës kaplon qiellin e mbuluar me miliona yje vezullues”.

Fshati Arous duket si ëndërr e bërë realitet për entuziastë të zhytjes, prandaj dhe ka zënë shumë shpejt vend aranzhimet turistike të qindra agjencive nëpër Evropë. Dhe si rrjedhojë, fshati u vërshua nga pushues prej botës mbarë.

Ky fakt e gëzoi edhe Korporatën Ndërkombëtare sudaneze të turizmit, e cila ia dha me qira vendin një grupi personash që u prezantuan si sipërmarrës evropianë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm