Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fshatarët e çliruar rrëfejnë për jetën nën pushtimin rus

Fshatrat ukrainase te pushtuara nga Rusia

Zyrtarët e policisë në fshatin lindor të Ukrainës, Zaliznychne, po hetojnë krimet e mundshme të luftës pasi trupat ruse u tërhoqën nga zona pas kundërofensivës së madhe të ushtrisë ukrainase, raporton agjencia AP.

Rusia ka pësuar disfata të njëpasnjëshme në ditët e fundit, duke u detyruar të tërhiqet kokulur nga territori i pushtuar. Zaliznychne është njëri nga lokacionet që janë rimarrë nga trupat ukrainase qysh se sulmet ukrainase nisën në fillim të shtatorit. Por shkalla e ndikimit të pushtimit rus sapo po zbulohet.

Detektivët udhëtuan në një pronë për të marrë trupat e dy burrave që dyshohet se ishin qëlluar për vdekje. Dyshja ishin varrosur në kopsht nga fqinji i tyre pasi u gjetën trupat. Maria Hryhorora është një banore vendase, e cila e kujton shumë mirë dhunën e muajve të fundit. Ajo thotë se ende e ka para syve "imazhin e pellgut të gjakut”. Pavarësisht largimit të trupave ruse, Hryhorora tani ka frikë për fshatin e saj pa energji elektrike dhe se si do të përballet përpara sezonit të dimrit.