Asambleja Kombëtare e Francës ka përkrahur planin për ta përfshirë të drejtën e abortit në kushtetutë shkaku i ndalimit të abortit në disa shtete të botës. Ligjvënësit me shumicë kanë votuar për përfshirjen e një pike kushtetuese që garantonte “qasjen e barabartë në të drejtën për t’i dhënë fund shtatzënisë vullnetarisht”.
Iniciativën e kanë nisur të majtët, të cilët janë shprehur se duan të mbrojnë Francën nga nismat e këqija që janë parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Poloni. Mirëpo ligji vështirë se do të kalojë.
Gjatë muajit tetor, dhoma e lartë, Senati, ka refuzuar një propozim të njëjtë dhe ka shumë mundësi që të rrëzojë amendamentin e ri. Ndërkaq, partitë e krahut të djathtë, të cilat dominojnë Senatin, kanë argumentuar se e drejta e abortit nuk është në rrezik në Francë.
Një ndryshim kushtetues gjithashtu do të duhej të shkonte në referendum, ani pse sondazhet e fundit kanë treguar se 80 për qind e francezëve e përkrahin këtë ndryshim kushtetues.
-
Franca miraton projektligjin për vdekjen e asistuar, pas vitesh debate
-
Le Pen: Do të kandidoj për presidente të Francës
-
Apeli zbut dënimin e Le Penit, i mundësohet kandidimi në zgjedhjet presidenciale
-
Zviceranët votojnë për ose kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë
-
Pesë vende të BE-së paraqesin udhëzime për kufizim të vendimarrjes për anëtarët e rinj