Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Françesku u bën thirrje sudanezëve të bashkohen për paqe

Papa Françesku bëri thirrjen e fundit për paqe në Sudanin e Jugut të dielën teksa kremtoi meshën para dhjetëra mijëra njerëzve për të mbyllur një mision të pazakontë të liderëve fetarë të krishterë për të shtyrë përpara rimëkëmbjen e vendit nga lufta civile.

Në ditën e fundit të pelegrinazhit të tij afrikan, Françesku iu lut popullit të Sudanit të Jugut që të linin armët dhe të falnin njëri-tjetrin, duke kryesuar meshën në monumentin kushtuar heroit të pavarësisë, John Garang, para rreth 70.000 njerëzve, përfshirë lidershipin politik të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesazhi i tij synon të ringjallë shpresat në vendin më të ri në botë, i cili fitoi pavarësinë nga shumica myslimane e Sudanit në vitin 2011, por është përfshirë nga lufta civile dhe konflikti.