Zëdhënësi i Qeverisë franceze ka paralajmëruar se Parisi zyrtar do të nisë zbatimin e masave hakmarrëse ndaj Britanisë së Madhe që nga 2 nëntori, po qe se nuk arrihet një marrëveshje me vendin lidhur me përplasjen rreth licencave për peshkim.
Franca ka kundërshtuar vendimin e muajit të shkuar të marrë nga Britania dhe Ishulli i Jerseyit për t’ua refuzuar licencat dhjetëra anijeve franceze të peshkimit për operim në ujërat e tyre.
Parisi këtë veprim e kishte quajtur “të papranueshëm”. Këto kufizime Franca i konsideron si veprime që bien në kundërshti të plotë me marrëveshjen post-Brexit që Qeveria britanike e kishte nënshkruar, kur ka shkëputur rrugët me Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi Gabriel Attal ka thënë se Qeveria do ta shpalosë listën e plotë të masave gjatë ditëve në vijim.
-
Britania i jep afat 48 orë Francës për konfliktin e peshkimit
-
Britania e Madhe paralajmëron Francën se mund të hakmerret për kërcënimet
-
Sherri rreth peshkimit post-Brexit: Britania tërheq ambasadorin francez
-
Tensione të reja mes Britanisë së Madhe dhe Francës shkaku i anijeve të peshkimit
-
Zemërim në Francë, pasi Britania refuzon shumicën e lejeve të peshkimit