Franca, Spanja dhe Greqia kanë qenë në mesin e shteteve evropiane që kanë regjistruar rritje të rasteve të reja me COVID-19 të mërkurën, duke krijuar kështu frikën për një valë të dytë gjatë sezonit turistik, shkruan BBC.
Franca të mërkurën ka njoftuar se ka regjistruar 1695 raste të reja në 24 orët e fundit, shifra më e lartë e rasteve me COVID-19 për më tepër se dy muaj, duke çuar shifrën totale në 228.576.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Spanjë, u regjistruan 1772 të infektuar në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 305.767.
Ndërkohë në Greqi janë regjistruar 124 raste të reja në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 4973.
Ka filluar rritja e rasteve me koronavirus nëpër botë që kur shtetet filluan të zbusin masat kufizuese, masa që e kishin stopuar ekonominë.
Ndërsa qeveritë po mundohen të zbusin dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia, mbajtja e distancës sociale që është paraparë për të luftuar virusin po bëhet e vështirë që të aplikohet.