Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca shënon numrin më të ulët të rasteve me koronavirus që aplikimi i masave kufizuese

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Francë është rritur për 115, ose 0.1 për qind të dielën, përqindja më e ulët ditore që prej masave izoluese më 17 mars, tha ministri i Shëndetësisë në një deklaratë.

Por numri i pacientëve të infektuar me koronavirus në spitale, është rritur deri në 17.185, pasi kishte filluar të binte, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i personave në kujdesin intensiv vazhdoi rënien e tij të pandërprerë të gjashtë javëve të kaluara, duke rënë me 10, ose 0.6%, në 1,655. Ishte rënia më e ngadaltë që nga kulmi i krizës në 8 Prill, kur 7.114 njerëz ishin në kujdesin intensiv, transmeton KOHA.

Të dhënat e koronavirusit francez zakonisht kanë një vonesë të dielave pasi disa institucione nuk raportojnë deri të hënën, kur numrat zakonisht rriten ndërsa raportimi i të dhënave rritet.