Qytetarëve në Francë tani po u kërkohen kodet që dëshmojnë se kanë pasaporta speciale virusi për të hyrë në restorante, kafene dhe trena në mbarë vendin.
Masa është pjesë e planit qeveritar për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen dhe të ulet shkalla e infektimeve me koronavirus në kohën kur varianti Delta po dëshmohet se ka shkallë më të lartë ngjitëse dhe simptoma më serioze krahasuar me versionet e mëhershme të virusit që shkakton sëmundjen COVID-19.
Në Francë ka pasur protesta kundër pasaportave të gjelbra, por autoritetet kanë pasur mbështetjen e vendosur të presidentit Emmanuel Macron, i cili mendon se vetëm kështu mund t’i priten këmbët koronavirusit.
Edhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian nuk e kanë përjashtuar mundësinë e nxjerrjes së dokumenteve që dëshmojnë se qytetarët janë të vaksinuar.
-
Franca kërkon pasaportën e COVID-19 për qasje në vende publike
-
Vendet evropiane zbatojnë masa penalizuese për të pavaksinuarit
-
Liderët e vendeve evropiane “në hall” me qytetarët e pavaksinuar
-
Me gjithë protestat, Franca miraton pasaportën e COVID-it dhe rregullat e tjera
-
Italia me “supërpasaportë të gjelbër” për udhëtarët