Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka thënë se do të bëhet e obligueshme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura nga java e ardhshme.
Të mërkurën, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se mbajtja e maskave do të jetë e obligueshme nga 1 gushti. Por Castel sot i ka thënë Senatit se do të bëhet e obligueshme nga java e ardhshme, pas sugjerimeve se do të jetë tepër vonë nëse shtyhet për 1 gusht, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rajonin e Mayennes, në veri-perëndim të Francës, urdhëri do të hyjë në fuqi qysh të enjten për shkak të shqetësimeve nga rritja e rasteve.
Deri më tash në Francë ka qenë e obligueshme mbajtja e maskave në transport publik dhe në vende ku mbajtja e distancës sociale nuk është e mundur.