Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Francë qytetarët nga sot e kanë të obliguar mbajtjen e maskës

Franca ka bërë të obligueshme mbajtjen e maskave në gjitha hapësirat e mbyllura pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në disa zona.

Maskat ishin të obligueshme në transport publik, por nga sot, duhet mbajtur edhe nëpër ambientet tjera të mbyllura, si shitoret.

Ministri i Shëndetësisë i Francës, Oliver Veran, ka paralajmëruar se ka mes 400 dhe 500 vatra aktive të virusit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shpallur fitoren e parë ndaj virusit në qershor dhe i dha fund gjendjes emergjente nacionale. Por, përhapjet lokale ende po mbesin problematike.

Po ka rritje të rasteve në veri-perëndim dhe në rajonet lindore, në veçanti në departamentin veri-perëndimor të Mayennes.

Franca, një nga shtetet më të goditura në Evropë nga COVID-19, ka regjistruar mbi 200 mijë të infektuar dhe mbi 30 mijë të vdekur.

Edhe Franca shënon rritje të rasteve me koronavirus, maskat obligative në Paris Botë Franca shënon rritje të rasteve me koronavirus, maskat obligative në Paris

Maskat janë të obligueshme tash në gjitha hapësirat publike të mbyllura. Çdonjëri që kapet pa maskë në këto hapësira, do të gjobitet me 135 euro.

Autoritetet në Mayenne bënë thirrje për maskat.