Policia franceze ka ashpërsuar kontrollet nëpër të gjithë Parisin në ditën kur Franca ka hyrë në javën e tretë të izolimit total për të parandaluar përhapjen e madhe të koronavirusit.
Policia ka bërë kontrolle rrugore për t’u siguruar se njerëzit po u binden urdhrave të rrepta. Këto kontrolle policore kanë nisur pas raportimeve se autoritetet nuk ishin të ashpra sa duhet në izolimin e parë nga pandemia gjatë muajve mars dhe prill.
Të gjithë francezët që nuk kanë leje për të dalë nga shtëpitë do të gjobiten me 135 euro. Vetëm të premten mbrëma, policia ka bastisur një lokal nate në të cilin gjendeshin 300 persona.
Franca të shtunën ka regjistruar 32 mijë raste të reja brenda 24 orëve, ndërkaq numri total i të infektuarve ka arritur në 1 milion e 900 mijë raste. Deri më tani më shumë se 44 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Francë.
-
Franca planifikon masa të rrepta sigurie për duelin ndaj Spanjës
-
Franca përballet me zjarre si pasojë e temperaturave të larta
-
Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë
-
I nxehti shkakton kaos në Francë, njerëzit përleshen për kondicionerë
-
Mbi 90 milionë evropianë përballen sot me temperatura mbi 35°C