Botë

Franca ndalon aeroplanin, dyshohet për trafikim me njerëz

300 shtetas të Indisë që po fluturonin drejt Amerikës Qendrore janë bllokuar në një aeroport francez për ditën e tretë me radhë për shkak të hetimeve për trafikim me njerëz. 15 anëtarë të ekuipazhit në linjën ajrore Legend drejt Nikaraguas janë intervistuar dhe liruar nga policia.

Zyra e Prokurorisë franceze ka njoftuar se aeroplani ishte ndalur në aeroportin Vatry për t’u furnizuar me kerozinë, por ishte ndaluar nga autoritetet franceze për shkak të informacioneve se në aeroplan kishte viktima të trafikimit me njerëz.

Autoritetet franceze kanë arrestuar dy persona dhe hetuesit po vazhdojnë të intervistojnë udhëtarët e këtij aeroplani. Ngjarja e pazakontë ka penguar fluturimet e tjera në kohën e festave të fundvitit.

Policia ka dërguar udhëtarët në aeroport dhe do të qëndrojnë deri në përfundimin e hetimeve. Qeveria amerikane e ka cilësuar Nikaraguan si një prej shteteve që ka dështuar të përmbushë standardet për eliminimin e trafikimit me njerëz.