Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca kërkon sanksione ndaj shteteve të BE-së që nuk respektojnë të drejtat themelore

Franca është duke shtyrë për sanksione financiare ndaj shteteve të BE-së që nuk respektojnë të drejtat themelore si barazinë dhe lirinë e mediave. Ministri i Francës për Evropë, dëshiron të përfshihen sanksionet në pakon e rimëkëmbjes të Evropës në vlerë 750 miliardë euro.

Clement Beaune, që është emëruar ministër i Francës për çështje evropiane, ka thënë se qeveria do të shtyjë për një mekanizëm më të fortë për sundim të ligjit që do të bëjë çasjen ndaj miliardave të BE-së të fondit të rimëkëmbjes me kusht të respektimit të drejtave themelore. Këtë ai ka thënë pas zhvillimeve të muajit të kaluar në Poloni e Hungari.

“Nuk mund t’i themi qytetarëve francezë, polakë, hungarezë dhe evropianë se do të kemi solidaritet financiar në Evropë e mos të mërzitemi se si po respektohen të drejtat themelore të demokracisë, mediave të lira dhe të drejtave të barabarta në disa shtete të BE-së” tha Clement Beaune në një intervistë me The Financial Times të dielën.

Bashkimi Evropian ka filluar të reagojë ndaj asaj që po shihet si fillim i autoritarizmit në pjesën lindore të BE-së, shkruan The Guardian.

Komisioni Evropian, ligjvënësit në BE dhe aktivistët kanë thënë se liritë janë nën kërcënim në shtetet si Polonia dhe Hungaria, transmeton KOHA.

Edhe Beaune: BE-ja duhet të ketë plan më ambicioz për tu rikuperuar nga pasojat e COVID-19 Botë Beaune: BE-ja duhet të ketë plan më ambicioz për tu rikuperuar nga pasojat e COVID-19

Beaune tha në intervistë se BE duhet të jetë më e vrazhdë ndaj shkeljeve në këto shtete.

Javën e kaluar, Këshilli Evropian tha se është alarmuar me vendimin e qeverisë djathtiste në Poloni për t’u tërhequr nga një traktat ndërkombëtar i cili ka për qëllim parandalimin e dhunës ndaj grave.