Franca sot i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të miratojë një rezolutë të re për të forcuar sanksionet kundër Koresë së Veriut, pasi që vendi lansoi raketën e tij të parë balistike ndërkontinentale.
“Ne jemi në favor të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit, e cila do të mbështesë në mënyrë të qartë forcimin e sanksioneve kundër regjimit të Koresë së Veriut", tha ambasadori francez François Delattre në OKB, ndërkohë që përfaqësuesit e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme për Korenë e Veriut, transmeton AFP.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Veriut kërcënon Këshillin e Sigurimit të OKB-së
-
SHBA-ja do vulën e OKB-së për sanksionet ndaj Koresë së Veriut
-
SHBA-ja dhe Koreja e Veriut përplasen në OKB
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale pas kërcënimit ndaj SHBA-së
-
Kina dhe Rusia u vënë veto sanksioneve të reja të OKB-së ndaj Koresë së Veriut