Qeveria franceze e njohu të mërkurën zyrtarisht punën e imamit si profesion, duke e shtuar në listën e profesioneve të agjencisë franceze të punësimit, transmeton Anadolu.
Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, e bëri njoftimin në seancën përmbyllëse të takimit të dytë të Forumit Islamik Francez (FORIF), duke theksuar rëndësinë e njohjes së imamit si profesion.
Retailleau ka thënë se dialogu midis shtetit dhe përfaqësuesve fetarë myslimanë duhet të bazohet në besim dhe përgjegjësi.
Ai theksoi se myslimanët refuzojnë shtrembërimin e besimit të tyre nga ideologjitë ekstremiste.
Duke pohuar se shteti nuk duhet të ndërhyjë në institucionet fetare, Retailleau deklaroi se ky është veprim që konsiderohet si hap historik.
Gjithashtu, Qeveria ka planifikuar të krijojë platformë ku mund të raportohet sulmet anti-islame.