Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca dëbon imamin pasi e quajti “satanik” flamurin francez

Franca e ka dëbuar një imam "radikal" i cili bëri "komente të papranueshme" për flamurin e vendit, ka thënë ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

Mahjoub Mahjoubi e quajti flamurin francez "satanik" në një video që u bë virale në internet në fillim të kësaj jave.

Darmanin ka shtuar se reformat e imigracionit në Francë kishin mundësuar dëbimin e shpejtë të imamit, raportoi BBC. 

Por imami mohon se ka bërë ndonjë gabim dhe ka thënë se nuk kishte për qëllim mosrespektin.

Mahjoub Mahjoubi, i cili vjen nga Tunizia por shkoi në Francë 38 vjet më parë, ishte imam i xhamisë Ettaouba në qytetine vogël Bagnols-sur-Ceze.

Ai u arrestua në fillim të javës pas videos ku thoshte se flamuri francez “nuk ka vlerë tek Allahu”.

Edhe Franca e njeh zyrtarisht rolin e imamit si profesion Botë Franca e njeh zyrtarisht rolin e imamit si profesion

Më vonë imami kërkoi falje duke thënë se i shpëtuan nga goja fjalët.

Darmanin ka njoftuar se ai u dëbua në më pak se 12 orë pas arrestimit.