Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca asgjëson mijëra shpezë për shkak të përhapjes së gripit të shpezëve

Rreth 600.000 shpezë janë asgjësuar në Francë në dy javët e fundit për shkak të shpërthimit të gripit të shpezëve nga virusi H5N8.

Ministri i Bujqësisë, Julien Denormandie, ka deklaruar se janë gjashtë epiqendra të provuara të përhapjes së virusit në rajonin Gers dhe 180 në tërë Francën.

Gripi i shpezëve thuhet se nuk është i transmetueshëm te nejrëzit përmes konsumit të mishit apo vezëve. Është shumë ngjitës për shpezët.

Denormandie ka thënë se autoritetet janë duke i përshpejtuar masat për të dyfishuar kapacitetin e therjes dhe për të mbështetur prodhuesit me kompensim financiar.

Përhapja e grupit patogjen të shpezëve është zbuluar në rajonin Chalosse, i cili ka numër të lartë të fermave të rosave.

Aktualisht, gripi i shpezëve është aktiv në rajonin jugperëndimor të Francës dhe pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Holandës dhe Danimarkës. Përhapje të ngjashme të gripit ndodhet në Francë ishte shkaktuar në vitet 2015 dhe 2017./Topchannel/