Autoritetet shëndetësore në Holandë të martën kanë urdhëruar asgjësimin e 48 mijë pulave, pasi është zbuluar gripi i shpezëve në një fermë në provincën veriore të Groningenit, shkruan agjencia Reuters.
Masat janë të radhës që po merren në Holandë, që është eksportues lider i shpendëve dhe vezëve, si pasojë e sëmundjes H5N8.
e kaluar autoritetet holandeze kishin urdhëruar asgjësimin e 200 mijë pulave në qytetin lindor Puiflijk.
Edhe në Kore të Jugut sot janë konfirmuar raste të gripit të shpezëve në zogj të egër, ndërsa autoritetet kanë lëshuar paralajmërim.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjysmë milioni pula do të vriten në Japoni
-
Franca asgjëson mijëra shpezë për shkak të përhapjes së gripit të shpezëve
-
Gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në Bashkimin Evropian
-
100 mijë pula ngordhin në Poloni nga gripi i shpezëve
-
Përhapja e gripit, Thaçi: Vetëm gjatë këtij viti janë asgjësuar 120 mijë shpezë