Fotoreporteri indian, fitues i çmimit Pulitzer, Danish Siddiqui, është vrarë në Afganistan, ka thënë ambasadori në Delhi.
Siddiqui i cili ka qenë fotograf i agjencisë së lajmeve Reuters në Indi, ishte caktuar në detyrë në Afganistan ku edhe vdiq.
Ai ishte ngjitur me një kolonë të forcave afgane së cilës iu zu prita nga talibanët në një pikë kufitare me Pakistanin, raportojnë mediat e huaja sot.
Sulmet e talibanëve kanë filluar vrullshëm sërish që pas njoftimit se trupat ushtarakë të huaj do tërhiqeshin nga Afganistani.